Thirrje për tender- Tender i hapur kombëtar

 Thirrje për tender- Tender i hapur kombëtar

Rehabilitim i laboratorit të praktikës klinike të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).

HAP do të rehabilitojë laboratorin e simulimit praktik në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në kuadër të zbatimit të programit të ri master profesional në Infermierinë Familjare (IF).

Në kuadër të kësaj iniciative, Qendra HAP kërkon oferta nga kompanitë e interesuara për të kryer punime ndërtimore.

Dokumentat e kërkuara, formularët, specifikat teknike dhe anekset për pjesëmarrjen në tender mund të gjenden KËTU.

Kompanitë e interesuara duhet të shprehin interesin për të marrë pjesë në këtë tender duke dërguar një e-mail në adresën info@hap.org.al brenda datës 2 dhjetor 2020.

Kompanitë e interesuara mund të marrin pjesë në vizitën në terren, brenda datës 4 dhjetor 2020. Detajet rreth vendit dhe orës së vizitës në terren do t’u dërgohen kompanive të interesuara brenda datës 3 dhjetor 2020.

Kompanitë që do të marrin pjesë në tender duhet të dorëzojnë pranë Qendrës HAP kopjet fizike të dokumentave të kërkuara, të printuara në letër me kokë dhe një version të skanuar të dokumentave (në CD ose USB).

Oferta duhet të përfshijë:

  1. Letrën e interesit (Shtojca 4.2)
  2. Preventiv të punimeve, plotësuar me çmimet dhe shumat përkatëse (sipas formës së preventivit të dhënë në Shtojcën 2.1)
  3. Ofertën financiare në Lek, e cila duhet të korespondojë me shumat nëntotale dhe totale të preventivit (Formati i dhënë në Shtojcën 2.0), në një zarf të veçantë
  4. Sigurimin e ofertës (shtojca 4.2)
  5. CV-në e kompanisë (me dëshmi të përvojës së kompanisë në kryerjen e punimeve të ngjashme);
  6. CV-në e Menaxherit të përshtatshëm për rolin
  7. CV-të e ekipit teknik që do të jetë drejtpërdrejtë përgjegjës për koordinimin e punimeve dhe që do të punojë në terren (shiko Shtojcën 4.2 dhe Shtojcën 4.3);
  8. Grafikun e punimeve me një përshkrim të shkurtër të kohës dhe rendit të punimeve që do të kryhen (shiko Shtojcën 4, Shtojca 4.1);
  9. Kopjen e regjistrimit (QKR) dhe licencës së kompanisë;
  10. Kopjen e statusit të kompanisë nga autoritetet tatimore dhe konfirmimi i Autoriteteve Tatimore që kompania nuk ka detyrime.
  11. Dokument nga banka që vërteton vempritarinë tregtare të kompanisë dhe gjendjen financiare (brenda kufirit të kërkuar për punime të tilla, shiko Shtojcën 4.2);

Për përgatitjen e ofertave, kompanitë do të vizitojnë terrenin, do të verifikojnë dhe do të kryejnë matjet e tyre; një raport i shkurtër i vizitës së terrenit duhet t’i shtohet ofertës.

Oferta financiare dhe oferta teknike duhet të jenë në zarfe të veçanta, të dyja brenda një zarfi të vulosur.

Aplikimi për tender duhet të dërgohet jo më vonë se ora 16:00, datë 21 dhjetor 2020 në adresën:

Objekti: Punime ndërtimore

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

E-mail: info@hap.org.al; Website: www.hap.org.al