Thirrje për tender: Blerje e pajisjeve IT

Projekti Shëndet për të Gjithë në Shqipëri (Health for All Project-HAP) financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes Qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë nga shëndetësia më e mirë falë shërbimeve  të përmirësuara të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

HAP kërkon të blejë pajisje të teknologjisë së informacionit në përputhje me specifikimet teknike që mund të shkarkohen KËTU. Pajisjet do ti dorëzohen Drejtorisë Qendrore të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në Shqipëri.

 

Nr. Pajisje IT Sasia
1 Kompjuter (desktop) 10
2 Pajisje UPS për kompjutera 10
3 Printer 4
4 Printer dhe Fotokopje 1

Lutem përfshini në ofertën tuaj:

  • Ofertën financiare në Lekë (TVSH e përfshirë)
  • Afatin për lëvrimin e artikujve
  • Formularin e Autorizimit nga Prodhuesit për produktet e ofertuara
  • Marrëveshjen me Prodhuesin për Ofrimin e Shërbimit
  • Dokumentat e Regjistrimit të Kompanisë (NIPT, QKB etj)
  • Eksperienca të mëparshme të Kompanisë
  • Ofertat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura

Ofertat duhet të dërgohen brenda datës 19 dhjetor 2019 në zarf të vulosur dhe të kenë shënimin ‘Tender publik për pajisjet e teknologjisë së informacionit’ në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP

Ekipi i Prokurimeve

Rruga “Themistokli Gërmenji”,

Pall.10, Kati II, Apt.1

Tiranë, Shqipëri