Thirrje për kompani shërbimi për mbledhjen e të dhënave

Thirrje për: Kompani shërbimi për mbledhjen e të dhënave të Studimit mbi Kujdesin në Banesë “Vlerësimi i Cilësisë së Jetës dhe Aksesi (Qasja) ndaj Shërbimeve Mjekësorë në Banesë” në dy rajonet pilote të Projektit Shëndet për të Gjithë, Dibër dhe Fier.

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

HAP po mbështet zbatimin e modeleve pilote të Kujdesit në Banesë (KNB) për të moshuarit që nuk mund të shkojnë në shërbimet shëndetësore për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pacientëve të tjerë me gjendje varësie të përkohshme apo të përhershme, që vuajnë nga një sëmundje kronike në faza të avancuara dhe për të cilën nevojitet kujdes shëndetësor në banesë. Për këtë arsye, HAP kërkon një kompani shërbimi që të kryejë mbledhjen elektronike të të dhënave për këtë studim mbi Vlerësimin e Cilësisë së Jetës dhe Aksesin (Qasjen) ndaj Shërbimeve Mjekësorë në BanesëDibër dhe Fier.

Ofertuesit e interesuar duhet të dorëzojnë një propozim që u përgjigjet kërkesave të përshkruara në Termat e Referencës të cilat mund të gjenden KETU

Ofertuesit për këtë kontratë duhet të dorëzojnë pranë Qendrës HAP dokumentat e mëposhtëm:

  • CV e kompanisë, në të cilën të dëshmohen eksperiencat e mëparshme në kërkime, preferohen studime në banesë, përfshirë mbledhjen elektronike të të dhënave përmes përdorimit të tabletave (jo më shumë se 5 faqe).
  • Planin e aktiviteteve dhe logjistikës, përmes të cilit të arrihen objektivat e listuara në këto Terma Reference.
  • CV të stafit kryesor sipas pozicioneve të përcaktuara në terma (CV të koordinatorit të terrenit, menaxherit të të dhënave, dhe dy supervizorë të terrenit, sipas kërkesave në Termat e Referencës)
  • Ofertën financiare në Lek, përfshirë TVSH (nesë TVSH aplikohet)/Taksën. Ju lutemi referojuni Shtojcës A për ofertën financiare. Shkarkoni shtojcën KETU
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPT, Ekstrakt QKB, etj.)
  • Një dokument nga Drejtoria Tatimore që dëshmon se (subjekti juaj):
    • ka përmbushur detyrimet fiskale,
    • ka paguar të gjitha kontributet shoqërore,
    • vërtetim për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit

Oferta financiare dhe teknike duhet të jenë në zarfa të ndarë dhe të dyja të futen në një zarf të vulosur. Dokumentat e aplikimit duhet të dërgohen në zarf të vulosur brenda datës 22 Korrik, 2021 në adresën:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tirana, Albania

Për çdo pyetje lidhur me këtë thirrje, jeni të lutur të shkruani në E-mail: info@hap.org.al brenda datës 18 Korrik 2021.