Thirrje për aplikim

Konsulencë lokale për të vlerësuar ndërhyrjet pilot të Kujdesit Shëndetësor në Banesë (KSHB) në qarkun Fier dhe Dibër

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Sëiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

HAP mbështet ndër të tjera nismën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) për zbatimin dhe forcimin e shërbimeve në banesë.

Në këtë kuadër, HAP është e interesuar të kontraktojë një konsulent lokal, i/e cili/a për të kryer një vlerësim të procesit të zbatimit të KSHB në dy qarqet e Shqipërisë, Fier dhe Dibër, si pjesë e Planit të Monitorimit dhe Vlerësimit të KSHB. Termat e referencës mund t’i shkarkoni KËTU.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

 

  1. Metodologjinë e propozuar dhe planin e veprimit për këtë konsulencë (rreth 3 faqe)
  2. Ofertë financiare, në Lek, me TVSH (ku është e aplikueshme) dhe taksa të përfshira.
  3. CV-në, duke dëshmuar eksperiencën e duhur sipas termave të referencës

Aplikimi duhet të dërgohet brenda orës 16:00, më 5 Tetor 2022, në zarfe të mbyllura (në kopje të shtypura dhe të skanuara në USB/CD), me të shënuar qartë “Vlerësimi i ndërhyrjes së KSHB” në adresën:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri