Që prej vitit 2015 bashkëpunojmë me mjekët dhe infermierët e familje së 80 qendrat shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor në qarkun Fier dhe Dibër. Jemi të kënaqur teksa shohim ndryshimet pozitive në praktikën e përditshme klinike dhe përmirësimin e aftësive të tyre si rezultat i mbështetjes sonë

Dr. Irma GishtiDrejtore dhe Mjeke familje | QSH Roskovec

Pas fillimit të bashkëpunimit me HAP-in, m’u dha mundësia të marr pjesë në trajnime për menaxhimin shëndetësor e tema të tjera. Falë këtyre trajnimeve mësova se çfarë kërkohet nga një drejtues dhe se çfarë duhet të bëja për t’u treguar njerëzve që ne, gratë, jemi serioze në punën tonë dhe që skepticizmi i tyre është i pabazë. Kuptova pikat e mia të forta dhe të dobëta dhe aspektet që duhet të përmirësoja. Cili ishte rezultati? Në takimin e dytë me komunitetin dhe pushtetin vendor, ndjeva që kishte ndryshuar perceptimi i punës sime si punë e drejtuar nga një grua

Dr. Malvina MangaDrejtore dhe Mjeke familje | QSH Melan

Eksperienca si facilitatore në Grupin e Kolegëve përvecse ka përmirësuar cilësitë e mia si drejtuese, ka përcuar edhe një model të gruas së re, mjekes së re me rëndësi në drejtim dhe transmetim të informacionit në një komunitet profesional.

Xhulieta LikaInfermiere | QSH Nr. 2, Lushnje

U përfshiva në aktivitetet e HAP për të sfiduar veten dhe për të mësuar më shumë. Gjatë këtyre viteve mësova të kem më shumë besim tek vetja dhe tek koleget e mia, të përmirsoj mënyrën e komunikimit midis kolegëve dhe pacientëve dhe të dëgjoj me kujdes të tjerët.

Dr. Tushe QalliuDrejtore dhe Mjeke familje | QSH Aranitas

Ne si staf i qendrës shëndetësore jemi rritur nga dita në ditë. Përballemi me probleme të ndryshme por nuk i fshehim ato., përkundrazi, diskutojmë për të gjetur zgjidhjen e duhur ndërsa i ofrojmë komunitetit një shërbim më të mirë shëndetësor.

Dr. Albiona LamajDrejtore dhe Mjeke familje | QSH Patos

Ky projekt e ka rritur cilësinë e shërbimit ndaj pacientit në mënyrë absolute duke dhuruar instrumentat e cantës së mjekut sepse kemi disa pajisje shtesë që ne mund ti përdorim ndaj pacientit, mund te flasim me siguri ndaj tij dhe ne si mjekë na ka rritur dinjitetin e bluzave të bardha

Mbaresa DimoQSH Portëz

Trajnimet që kam zhvilluar me HAP-in, më kanë bërë të ndihem më lart profesionalisht, duke më dhënë guxim dhe besim në vetvete për t’u përballur me situata të ndryshme gjatë punës së përditshme dhe për t’i menaxhuar ato me profesionalizëm, etikë dhe korrektësi”