Ri-publikim i ftesës për tender: Aktivitete EMV për zbatimin e udhëzuesve dhe protokollove të reja për 5 SJT

Ftesë për Tender

Aktivitete të Edukimit Mjekësor në Vazhdim (EMV) për zbatimin e udhëzuesve dhe protokollove të reja në lidhje me 5 Sëmundjet Jo të Transmetueshme (SJT) nga mjekët e familjes dhe infermierët që punojnë në Kujdesin Shëndetësor Parësor (KSHP).

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Qendra HAP po kërkon shërbimet e një ose më shumë Kompanie (ish) konsulente për të ofruar Aktivitete të Edukimit Mjekësor në Vazhdim (EMV) mbi përdorimin e Udhëzuesve dhe Protokolleve Klinike (UPK) për diabetin, hipertensionin, dislipideminë, astmën dhe sëmundjen pulmonare obstruktive kronike (SPOK) nga ekipet e mjekësisë familjare (mjekë dhe infermierë të familjes).

Termat e referencës mund t’i shkarkoni këtu.

Aplikantët e interesuar për të marrë pjesë në këtë thirrje duhet të paraqesin si më poshtë:

1.     Profilin e organizatës (CV) duke vërtetuar se: 1) shtë ofrues i KSHP ose organizatë tjetër me përvojë në KSHP në Shqipëri; 2) ka përvojë në ofrimin e aktiviteteve të EMV për ofruesit e KSHP (mjekë dhe infermierë) në tre vitet e fundit (2 deri në 3 faqe);

  1. CV të trajnuesve (Mjekë dhe Infermierë Familjeje) që do të angazhohen nga kompania, duke vërtetuar një minimum eksperience 5 vjeçare si ofrues shërbimi në Kujdesin Shëndetësor Parësor dhe një minimum eksperience 3 vjeçare në zhvillimin e materialeve trajnuese për ofruesit e shërbimeve të KSHP-së si dhe ofrimin e trajnimeve të akredituara. Kjo kontratë parashikon një intensitet të lartë aktivitetesh, prandaj numri minimal i trajnerëve të mobilizuar nuk duhet të jetë më pak se 6 (gjashtë) ku 3 (tre) janë Mjekë Familje dhe 3 (tre) infermiere familjeje
  2. Tarifë ditore për trajnim, në Lekë, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira. Kjo tarifë ditore duhet të përfshijë punën përgatitore për përvetësimin e materialeve të trajnimit që do të sigurohen nga Qendra HAP dhe zhvillimin e materialeve përkatëse në PPT apo materialeve të tjera të punës.
  3. Tarifë ditore për trajnim, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira, për pjesëmarrje në një takim të grupit të kolegëve.
  4. Koston e transportit për trajnerët në Lekë/km, përfshirë taksat
  5. Dokumentat e regjistrimit të organizatës (NIPT, QKB, etj) dhe nje Vërtetim për detyrimin tatimor, ku thuhet nëse janë subjekt i TVSH-së apo jo.

Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 21 dhjetor 2021, ora 16:00, në zarfe të vulosur (të printuara dhe te skanuara në një CD/USB), me shënimin “Mbështetje për Aktivitete të Edukimit Mjekësor në Vazhdim” në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tirana, Albania