Thirrje për tender: Kurse të gjuhës angleze

Thirrje për tender

Kurse profesionale të gjuhës angleze në Infermieri për stafin akademik të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike (FSHMT) në Tiranë, përgjegjës për zbatimin e programit të ri master në Infermieri Familjare (IF).

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).

HAP do të mbështesë stafin akademik të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike (FSHMT) në Tiranë, që është përgjegjës për programin e ri master në Infermierinë Familjare që të fitojnë njohuri të thelluara për gjuhën angleze me një fokus të vecantë tek terminologjia infermierore.

Në këtë kuadër, Qendra HAP fton kompanitë e interesuara, që ndodhen në Tiranë, të paraqesin ofertat për ofrimin e kurseve të gjuhës angleze, për qëllime akademike, për 13 (trembëdhjetë) pedagogë të FSHMT, bazuar në nivelin e tyre të njohjes së gjuhës.

Termat e Referencës për këtë thirrje mund të shkarkohen KËTU.

Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:

  1. CV të organizatës/kompanisë, duke u përqendrar tek kërkesat e sesionit të 5 të Termave të Referencës
  2. CV të lektorëve individualë të cilët përmbushin kushtet e parashikuara në sesionin 5 të Termave të Referencës
  3. Një plan pune ku të tregohen të gjitha hapat që do të ndjekë aplikanti për ofrimin e këtij kursi
  4. Certifikata ose dokumente që vërtetojnë aftësitë e aplikantit për mësim-dhënie në gjuhën angleze dhe informacione të tjera të cilat aplikanti i konsideron të rëndësishme
  5. Tarifën për cdo student/pjesëmarrës në kurs dhe për cdo nivel të gjuhës angleze. Oferta duhet të jetë në Lekë, përfshirë taksat dhe TVSH-në
  6. Shpenzime të tjera të mundshme që aplikanti duhet të parashikojë për ofrimin e kursit
  7. Dokumentat e regjistrimit të kompanisë

Afati për aplikim

Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 3 shkurt 2021, ora 16.00, me shënimin ‘Kurs i gjuhës angleze” në adresën e mëposhtme:

Për cdo pyetje teknike, mund të na kontaktoni në adresën info@hap.org.al brenda datës 27 janar 2021.

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

E-mail: info@hap.org.al ; Website: www.hap.org.al