Ftese për tender: Blerje të pajisjeve TIK

NJOFTIM: HAP informon se ky tender është anulluar.

 FTESE PER TENDER: BLERJE TE PAJISJEVE TIK

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Në këtë kuadër, Qendra HAP është e interesuar për blerjen e pajisjeve të teknologjisë së informacionit (TIK) bazuar në specifikimet teknike and garancite përkatëse të cilat mund të gjenden KETU

NR. PAJISJE TIK Sasia në copë
1 LAPTOP 35
2 DESKTOP 4
3 MONITOR 5
4 UPS 4
5 VIDEO-PROJEKTOR 18
6 PRINTER 3in1 4
7 FOTOKOPJE 1
8 SKANER 1

Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:

  • Ofertën financiare të firmosur dhe vulosur në Lekë, përfshirë TVSH (në një zarf më vete),
  • Vlefshmërinë e ofertës
  • Kohën e lëvrimit të mallit
  • Specifikat teknike të pajisjeve të propozuara
  • Garancitë për secilën pajisje
  • Formën e autorizimit nga distributori
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPT, QKB etj.)
  • Dokumente që vërtetojnë se subjekti juaj ka:
    • paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    • paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    • vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit

Ofertat duhet të jene të firmosura dhe vulosura dhe duhet të përmbajnë të gjitha pajisjet e kërkuara. Ofertat e pjesshme nuk do të merren në konsideratë. Oferta financiare dhe oferta teknike duhet të jenë në zarfa të veçantë, dhe së bashku në një zarf të vetëm.

Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 26 nëntor 2020, ora 16:00, në zarfa të mbyllur me shënimin “Ftesë Publike për Pajisje TIK” në adresën më poshtë.

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri