Ftesë për tender: Blerje e pajisjeve mjekësore

“Shëndet për të Gjithë” është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Sëiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Qendra HAP fton kompanitë e interesuara të dorëzojnë ofertat për blerjen e pajisjeve e përshkruara në “Tabelën e përmbajtjes për pajisjet dhe specifikat teknike” që mund të shkarkoni KËTU.

Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:

  • Ofertën në Lekë (përfshirë TVSH)
  • Vlefshmërinë e ofertës
  • Kohën e lëvrimit të mallit
  • Specifikimet teknike për cdo pajisje të propozuar dhe katalogun përkatës (ku të nënvizohet pajisja e propozuar), në një zarf të vecantë
  • Garancinë për periudhën e mirëmbajtjes së pajisjeve
  • Certifikatën e cilësisë së produktit, të lëshuar nga kompania prodhuese
  • Deklaratën e përputhshmërisë
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPTetj.)
  • Dokumente që vërtetojnë se subjekti juaj ka:
    • paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    • paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    • vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit
  • Ofertat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura

Afati i fundit për aplikim

Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 19 korrik 2021, ora 16.00, me shënimin ‘Blerje e pajisjeve” në adresën më poshtë. Ofertat e pjesshme nuk do të merren në konsideratë.

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

E-mail: info@hap.org.al ; Website: www.hap.org.al