Thirrje për tender: Blerje e mobiljeve për laboratorin simulues të praktikës klinike të FSHMT

Thirrje për tender

Blerje e mobiljeve për laboratorin simulues të praktikës klinike të FSHMT

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).

HAP do të sigurojë mobilijet e nevojshme për laboratorin e simulimit të praktikës klinike në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë (FSHMT), Tiranë, në kuadër të zbatimit të Masterit të ri profesional në Infermieri Familjare (IF).

Në kontekstin e kësaj nisme, Qendra HAP fton kompanitë e interesuara të dorëzojnë ofertat për blerjen e mobiljeve për laboratorin e FSHMT-së.

Lista me pajisjet dhe specifikat teknike për ofertuesit mund të shkarkohet KËTU.

Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:

  • Ofertën në Lekë (përfshirë TVSH), në një zarf te veçantë
  • Vlefshmërinë e ofertës
  • Kohën e lëvrimit të mallit
  • Garancinë për periudhën e mirëmbajtjes së pajisjeve
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPTetj.)
  • Mostrat e materialeve (përfshirë pëlhurën / tekstilin) ​​dhe mekanizmat që do të përdoren, të plotësuara me dokumente teknike si: skedarë teknikë dhe katalogë.
  • Ofertat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura

Afati i fundit për aplikim

Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 11 shkurt 2021, ora 16.00, me shënimin ‘Blerje e mobiljeve FSHMT” në adresën më poshtë. Ofertat e pjesshme nuk do të merren në konsideratë.

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

E-mail: info@hap.org.al ; Website: www.hap.org.al