Thirrje për tender

Blerje e materialit mjekësor për përdorim didaktik në laboratorin simulues të praktikës klinike të FSHMT

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).

HAP do të sigurojë materialin mjekësor didaktik të nevojshëm për përdorim në laboratorin e simulimit të praktikës klinike në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë (FSHMT), Tiranë, në kuadër të zbatimit të Masterit të ri profesional në Infermieri Familjare (IF).

Në kontekstin e kësaj nisme, Qendra HAP fton kompanitë e interesuara të dorëzojnë ofertat për blerjen e materilait mjekësor për përdorim didaktik në laboratorin e FSHMT-së.

Lista me pajisjet dhe specifikat teknike për ofertuesit mund të shkarkohet KËTU.

Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:

  • Ofertën në Lekë (përfshirë TVSH),
  • Vlefshmërinë e ofertës
  • Kohën e lëvrimit të mallit
  • Specifikat teknike të secilit produkt të propozuar dhe katalogun përkatës (duke nënvizuar artikullin e propozuar),
  • Certifikatën e cilësisë së produktit, të lëshuar nga prodhuesi
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPTetj.)
  • Dokumente që vërtetojnë se subjekti juaj ka:
    • paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    • paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    • vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit
  • Ofertat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura

Afati i fundit për aplikim

Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 15 shkurt 2021, ora 16.00, me shënimin ‘Blerje e materialit mjekësor për laboratorin e FSHMT”. Ofertat e pjesshme nuk do të merren në konsideratë.

Për cdo pyetje teknike, mund të na kontaktoni në adresën info@hap.org.al brenda datës 10 shkurt 2021.

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

E-mail: info@hap.org.al ; Website: www.hap.org.al