Përfaqësues të Ambasadës Zvicerane takojnë profesionistë të KSHP-së

Në muajt korrik dhe shtator, Znj. Chantal Nicod, Drejtuese e Sektorit të Shëndetësisë dhe Qeverisjes në Ambasadën e Zvicrës, vizitoi në korrik dhe shtator QSH Patos dhe Kuman (qakru Fier) dhe QSH Nr. 1 në Tiranë e shoqëruar nga Znj. Zhenihen Zanaj, Oficere Kombëtare e Programit të Shëndetësisë (Ambasada e Zvicrës) dhe Dr. Besim Nuri, Menaxher i Projektit Shëndet për të Gjithë.

Qëllimi i vizitës ishte njohja me realitetin e ofrimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor në kushtet e COVID-19 dhe në vecanti roli i KSHP-së në menaxhimin e rasteve të dyshuara/konfirmuara me COVID-19. Znj. Nicod u takua me ekipet drejtuese të secilës qendër shëndetësore të cilët i prezantuan sistemin e konsultave online si për pacientët COVID ashtu edhe për pacientët e tjerë me qëllim shmangien e vizitave të panevojshme në ambjentet e qendrës shëndetësore.

Që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri, Ambasada e Zvicrës, nëpërmjet Projektit Shëndet për të Gjithë,  ka mbështetur profesionistët shëndetësorë në përballjen me COVID-19 përmes:

– dhurimit të ventilatorëve për spitalet COVID në Shqipëri

– shpërndarjes së maskave kirurgjikale për ekipet e rreth 100 QSH-ve në qarkun Tiranë, Dibër dhe Fier dhe materialeve informuese/ndërgjegjesuese për COVID-19 (poster, fletëpalosje)

– përgatitjes dhe publikimit online të materialeve edukuese/trajnuese mbi COVID-19 me fokus ekipet e kujdesit shëndetësor parësor