Zhvillohen takime informuese për bashkë-financimin e QSH-ve

Që prej 1 prillit 2019, HAP po punon për ndërtimin dhe zbatimin e një mekanizmi bashkëfinancimi për rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e qendrave shëndetësore/ambulancave me pjesëmarrjen e njësive të qeverisjes vendore, në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore rajonale dhe lokale..

Në këtë kuadër, gjatë periudhës korrik-shtator 2020 u zhvilluan takime informuese me përfaqësues të 10 bashkive në qarkun e Dibrës dhe Fierit dhe autoriteteve lokale shëndetësore. Ky mekanizëm parashikon dy faza aplikimi:

– faza e parë konsiston në paraqitjen e koncept-projekteve të hartuara bazuar në të dhëna shëndetësore e demografike të komunitetit përfitues të rehabilitimit të QSH-së/ambulancës ku planifikohet ndërhyrja;

– faza e dytë është dorëzimi i projektit inxhinierik për qendrën shëndetësore apo ambulancën që do të rindërtohet.

Së fundmi, HAP ka publikuar thirrjen për aplikime dhe do të ofrojë seanca trajnimi për aftësim në plotësimin e formularit të aplikimit dhe dokumentave shoqëruese për aplikim për fazën e parë të koncept-projekteve. Përfitues të trajnimit janë ekipet e NJQV-ve, NjVKSH-ve dhe sipas rastit Drejtoritë Rajonale të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor (Vlorë, Tiranë).[/vc_cta][/vc_column][/vc_row]