Stresi, ankthi dhe depresioni gjatë COVID-19

Stresi, ankthi dhe depresioni i lidhur me COVID-19

Pandemia COVID-19 është një situatë e veçantë dhe e rrallë. Mund të prekë njerëzit fizikisht, por edhe psikologjikisht. Në këtë kontekst, shumë njerëz përjetojnë reagime stresi, ankthi dhe depresioni.

Ky informacion duhet të shihet si një mjet që mund t’ju ndihmojë të minimizoni pasojat e këtyre llojeve të reagimeve në jetën tuaj

Çrregullime të stresit post-traumatik të lidhura me COVID-19

Çrregullimi i stresit postraumatik (PTSD) është një çrregullim psikiatrik që  mund të ndodhë tek njerëzit që kanë përjetuar ose kanë qenë dëshmitarë të  një ngjarje traumatike siç është një fatkeqësi natyrore, një aksident i rëndë,  një veprim terrorist, luftë ose sulm personal i dhunshëm.

Ky informacion prezanton simptomat e PTSD, llojet e suportit të ofruar në drejtim të ndihmës së parë psikologjike, menaxhimin e situatave të lidhura posaçërisht me crregullimet e stresit dhe mund të ndihmojë njerëzit e prekur në drejtim të identifikimit  dhe fuqizimit të metodave pozitive të përballimit të tij, duke kontribuar në zvogëlimin e  kujtimeve të gjalla, të padëshiruara dhe të përsëritura të ngjarjeve traumatike.