Më 18 shkurt 2020 u zhvillua Seminari i Hartimit të Planit Vjetor të HAP për periudhën prill 2020-mars 2021 ku diskutuam me bashkëpunëtorët tanë, aktorë kyc të KSHP-së në Shqipëri, mbi aktivitetet dhe prioritetet e HAP përgjatë vitit të dytë për secilën prej 10 fushave të ndërhyrjes. 

Në zbatim të qasjes gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse që është në themel të të gjitha aktiviteteve të HAP, ftuam në diskutim përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ambasadës së Zvicrës, Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Institutit të Shëndetit Publik, Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim,  Universitetit të Mjekësisë, Fakultetit Ekonomik, Urdhërave të Profesionistëve, Shoqatës së Mjekëve të Familjes  pushtetit vendor dhe qendrave shëndetësore në qarkun Dibër dhe Fier.

Propozimet e dhëna do të shqyrtohen në vijimësi dhe plani i punës për vitin e dytë të HAP-2 do të miratohet nga Komiteti Drejtues i Projektit Shëndet për të Gjithë në takimin e rradhës.