Ripublikim: Ofrimi i një Ekspertize Teknike, për hartimin e profilit të ri “Fizioterapist”

 

Ripublikim: Thirrje për aplikim

Ofrimi i një Ekspertize Teknike, për hartimin e profilit të ri “Fizioterapist”, në Kujdesin Shëndetësor Parësor (KSHP), në Shqipëri

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Faza 2 e HAP mbështet ndër të tjera nismën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHPS) dhe partnerëve të tjerë të sektorit shëndetësor për zbatimin e Strategjisë së Kujdesit Parësor Shëndetësor (KSHP), 2020-2025. Kjo Strategji përshkruan aspektet kyçe të reformës shëndetësore, duke përfshirë një ndryshim drejt një sistemi shëndetësor duke i kushtuar vëmendje më të madhe shërbimeve të KSHP dhe kontrollit të Sëmundjeve Jo Transmetuese (SJT).

Në këtë kuadër, HAP është e interesuar të kontraktojë një ekspert, i/e cili/a do të ofrojë konsulencë për hartimin e një profili të ri, të Fizioterapistit në KSHP. Kushtet e referencës mund t’i shkarkoni KËTU.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. CV të përditësuar, duke theksuar përvojën e kërkuar sipas Termave të Referencës, së bashku me diplomën dhe kualifikimet përkatëse
  2. Një listë e punëve në ofrimin e konsulencave të ngjashme
  3. Ofertë financiare, me tarifën ditore, në Lek, me TVSH (ku është e aplikueshme) dhe taksa të përfshira.

Aplikimi duhet të dërgohet brenda orës 16:00, më 21 dhjetor 2021, në zarfe të mbyllura (në kopje të shtypura dhe të skanuara në USB/CD), me të shënuar qartë “Profili i ri si Fizioterapist në KSHP” në adresën:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri