Ri-shpallje: Ftesë për Tender

Aktivitete të Edukimit Mjekësor në Vazhdim (EVM) për zbatimin e udhëzuesve dhe protokollove të reja në lidhje me 5 Sëmundjet Jo të Transmetueshme (SJT) nga mjekët e familjes dhe infermierët që punojnë në Kujdesin Shëndetësor Parësor (KSHP).

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Qendra HAP po kërkon shërbimet e një kompanie me përvojë në fushën e aktiviteteve të Edukimit në Vazhdim Mjekësor me qëllim aftësimin e ekipeve të mjekëve (mjekë dhe infermierë familje) të qarkut Fier dhe Dibër, në përdorimin rregullisht të Udhëzuesit dhe Protokollit Klinik për 5 Sëmundjet Jo të Transmetueshme  (Diabeti, Hipertensioni, Dislipidemia, Astma dhe Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK)). Termat e referencës mund të gjenden KËTU.

Aplikantët e interesuar për të marrë pjesë në këtë thirrje duhet të paraqesin si më poshtë:

  1. Profilin e organizatës (CV) ku të vërtetohet që është një ofrues shërbimi për Kujdesin Shëndetësor Parësor dhe ka eksperiencë të 5 viteve të fundit në zhvillimin e aktiviteteve të Edukimit Mjekësor në Vazhdim për KSHP (2-3 faqe)
  2. CV të trajnuesve (Mjekë dhe Infermierë Familje) që do të angazhohen nga kompania, duke vërtetuar një minimum eksperience 5 vjeçare si ofrues shërbimi në Kujdesin Shëndetësor Parësor dhe një minimum eksperience 5 vjeçare në zhvillimin e materialeve trajnuese për ofruesit e shërbimeve të KSHP-së si dhe ofrimin e trajnimeve të akredituara.

Kjo kontratë parashikon një intensitet të lartë aktivitetesh, prandaj numri minimal i trajnerëve të mobilizuar nuk duhet të jetë më pak se 10 (dhjetë) në total dhe jo më pak se 5 (pesë) Mjekë Familje në ekipin e përbërë prej 10 trajnerësh.

  1. Tarifë ditore për trajnim, në Lekë, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira, nëse trajnimi zhvillohet për herë të pare. Kjo tarifë ditore duhet të  përfshijë punën përgatitore për përvetësimin e materialeve të trajnimit që do të sigurohen nga Qendra HAP dhe zhvillimin e materialeve përkatëse në PPT apo materialeve të tjera të punës.
  2. Tarifë ditore për trajnim, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira, nëse trajnimi është i përsëritur.
  3. Tarifë ditore, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira, për mbikqyrjen mbështetëse të ofruesve të shërbimit të KSHP-së lidhur me zbatimin e protokolleve të reja.
  4. Koston e transportit për trajnerët në Lekë/km, përfshirë taksat
  5. Dokumentat e regjistrimit të organizatës (NIPT, QKB, etj)

Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 1 tetor 2020, ora 16:00, në zarfe të vulosur, me shënimin “Aktivitete të Edukimit në Vazhdim Mjekësor” në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tirana, Albania