Njoftim: Ekspertët e interesuar mund të kenë formim dhe/ose përvojë në shëndet publik, pavarësisht nga diploma e nivelit Bachelor.

Ftesë për tender

Ekspertë të shëndetit publik për trajnimin e ekipeve të NjQV-ve dhe vlerësimin e koncept-projekteve të mekanizmit të bashkëfinancimit

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Projekti Shëndet për të Gjithë (HAP), i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, gjatë fazës së dytë të tij (2019-2023), nëpërmjet një fondi grant, do të mbështesë ngritjen dhe zbatimin e një mekanizmi bashkëfinancimi në bashkëpunim me Njësitë e Qeverisjes Vendore (NJQV) në qarkun Dibër dhe Fier, me synim rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së Kujdesit Shëndetësor Parësor (KSHP), qendrave shëndetësore dhe ambulancave. Aplikimi për Fondin grant të HAP-it nga NJQV-të në Qarkun Dibër dhe Fier parashikon dy faza

Në këtë kuadër, HAP është i interesuar të kontraktojë 1-2 ekspertë të shëndetit publik, të cilët do të  ofrojnë trajnimin e ekipeve të NjQV-ve dhe autoriteteve shëndetësore lokale lidhur me përgatitjet për fazën e parë të aplikimit dhe  do të bëjnë vlerësimin e koncept-projekteve të paraqitura nga NjQV-të gjatë fazës së parë. Termat e referencës mund t’i shkarkoni KËTU.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 14 shtator 2020, ora 16:00, në zarfe të vulosur, me shëniminEkspertë të shëndetit publik ” në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri