Ri-shpallje e thirrjes për tender

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Në kuadër të emergjencës së krijuar nga pandemia COVID-19, HAP po mbështet qendrat shëndetësore në qarqet Tiranë, Dibër dhe Fier të përballen me COVID-19, përmes furnizimit me pajisje të mbrojtjes personale me synim parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Qendra HAP fton kompanitë të dërgojnë oferta për blerjen pajisjeve të mbrojtjes personale (PMP) me specifikat teknike si më poshtë:

Nr Artikulli Specifikimet teknike Sasia  

Masa

1 Pako dorezash Disposable Nitrile Gloves.  Non sterile.  Latex-free, odour-free and powder-free.  Outer gloves preferably reach mid-forearm (minimum 280 mm total length). Different sizes.  Quality compliant with the below standards, or equivalent: EU standard directive 93/42/EEC Class I, EN 455-EU standard directive 89/686/EEC Category III, EN 374-ANSI/ISEA 105-2011-ASTM D6319-10.  Box = 100 pieces 2300 Pako  

 

 

500 pako masa/S, 1300 pako masa/M, 500 pako masa/L

Kompanitë ofertuese duhet të sigurojnë transportin e PMP-ve në qytetin e Tiranës, qarkun e Fierit (qytetet Fier, Lushnje, Ballsh) dhe qarkun e Dibrës (qyteti i Peshkopisë), sipas planit të detajuar që do të mundësohet nga HAP.

Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:

  • Ofertën financiare të firmosur dhe vulosur (në një zarf më vete), në Lekë, përfshirë TVSH e cila duhet të përfshijë:
    • Cmimin
    • Koston e transportit në lekë/km (përfshirë taksat)
  • Vlefshmërinë e ofertës
  • Kohën e lëvrimit të mallit
  • Specifikat teknike të mallit të propozuar
  • Certifikatën e cilësisë së produktit
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPT, QKB etj.)
  • Dokumente që vërtetojnë se subjekti juaj ka:
    • paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    • paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    • vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit

Ofertuesit që mund të dorëzojnë dhe shpërndajnë mallin brenda një periudhe të shkurtër kohore, do të vlerësohen më shumë.

Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 22 qershor 2020, ora 16.00, në zarfe të vulosur, me shënimin ‘Ftesë publike për tender, PMP (doreza)’, në adresën e mëposhtme:

Ekipi i Prokurimit

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Gërmenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

E-mail: info@hap.org.al; Website: www.hap.org.al