Ri-publikim: Ftesë për tender – Tender i Hapur Kombëtar

NDËRTIMI I NJË QENDRE SHËNDETËSORE DHE DY AMBULANCAVE

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

HAP do të ndërtojë një qendër shëndetësore në Ishëm, në bashkinë e Durrësit, një ambulancë në Borizanë, në bashkinë e Krujës dhe një ambulancë në Ndroq, në bashkinë Tiranë. Në kontekstin e kësaj nisme, Qendra HAP po kërkon oferta nga kompani të interesuara për të kryer punimet e ndërtimit.

Dokumentet e kërkuara, formularët, specifikimet teknike dhe shtojcat e tenderit mund ti shkarkoni KËTU.

Kompanitë ofertuese duhet të paraqesin ofertat e tyre tek Qendra HAP në dy mënyra: një në kopje të printuar dhe një kopje elektronike në CD ose USB.

Oferta duhet të përfshijë:

  1. Letër interesi (shiko Shtojcën 4.2);
  2. Preventiv të punimeve, plotësuar me çmimet dhe shumat përkatëse (sipas formës së preventivit të dhënë në Shtojcën 2.1);
  3. Ofertën financiare në Lek, e cila duhet të korespondojë me shumat nëntotale dhe totale të preventivit (Formati i dhënë në Shtojcën 2.0), në një zarf të veçantë.
  4. Sigurimin e ofertës (shiko Shtojcën 4.2)
  5. CV-në e kompanisë (me dëshmi të përvojës së kompanisë në kryerjen e punimeve të ngjashme);
  6. CV-në e Inxhinierit/ Menaxherit të përshtatshëm për rolin (shiko Shtojcën 4.2 dhe Shtojcën 4.3);
  7. CV-të e ekipit teknik që do të jenë drejtpërdrejtë përgjegjës për koordinimin e punimeve dhe që do të pozicionohen në vendet e punëve përkatëse (shiko Shtojcën 4.2 dhe Shtojcën 4.3);
  8. Grafikun e punimeve me një përshkrim të shkurtër të kohës dhe rendit të punimeve që do të kryhen (shiko Shtojcën 4, Shtojca 4.1);
  9. Kopjen e regjistrimit (QKR) dhe licencës së kompanisë;
  10. Kopjen e statusit të kompanisë nga autoritetet tatimore dhe konfirmimi i Autoriteteve Tatimore që kompania nuk ka detyrime.
  11. Vërtetim nga banka/t të llogarisë/ve të kompanisë (brenda kufirit të kërkuar për punime të tilla, shiko Shtojcën 4.2);

Për përgatitjen e ofertave, kompanitë do të vizitojnë terrenin, do të verifikojnë dhe do të kryejnë matjet e tyre; një raport i shkurtër i vizitës së terrenit duhet t’i shtohet ofertës.

Oferta financiare dhe oferta teknike duhet të jenë në zarfe të veçanta, të dyja brenda një zarfi të vulosur.

Aplikimi për tender duhet të dërgohet jo më vonë se ora 16:00, datë 22 shtator 2020 në adresën:

Objekti: Punime ndërtimore

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

E-mail: info@hap.org.al; Website: www.hap.org.al