Ri-Publikim: Thirrje për tender Prodhim i video-dëshmive për ndërhyrjet e HAP

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Sëiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).

HAP po kërkon shërbimet e një kompanie multimedia për prodhimin e 1-5 videove të shkurtra me dëshmi për ndërhyrjet e ndryshme të HAP në kuadër në përmirësimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor. Videot do të jenë produkte komunikimi që HAP do të përdorë për komunikimin efektiv të ndikimit që ka mbështetja e dhënë tek përfituesit, konkretisht tek profesionistët shëndetësorë (mjekë dhe infermierë familje) dhe komunitetet e pacientëve në qarqet Tiranë, Dibër dhe Fier.

Termat e referencës për prodhimin e video-dëshmive mund të shkarkohen KËTU.

Kompanitë e interesuara, duhet të përfshijnë në ofertën e tyre:

  • Një propozim të skenarit me skicime (storyboard)
  • Planin e punës ku të përfshihet ngarkesa e punës (numri i ditëve të punës për cdo zë)
  • Profilin e kompanisë ku të përfshihet portofoli i punëve të ngjashme të kryera nga kompania dhe lista përkatëse e referencave
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NUIS etj.)
  • Dokumente që vërtetojnë që kompania ka:
    • paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    • paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    • vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit
  • Ofertën financiare për hartimin e skenarit, në Lekë, përfshirë TVSH/taksat
  • Ofertën financiare ditore për filmime (përfshirë realizimin e fotografive gjatë xhirimeve), në Lekë, përfshirë TVSH/taksat
  • Ofertën financiare ditore për realizimin e fotografive profesionale, përfshirë TVSH/taksat
  • Ofertën financiare për post-produksionin, në Lekë, përfshirë TVSh/taksat
  • Ofertën financiare për transportin, Lekë/Km, përfshirë taksat

Ofertat duhet të jene të firmosura dhe vulosura dhe duhet të përmbajnë të gjitha pajisjet e kërkuara për secilin LOT. Ofertat e pjesshme nuk do të merren në konsideratë. Oferta financiare dhe oferta teknike duhet të jenë në zarfa të veçantë, dhe së bashku në një zarf të vetëm.

Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 13 korrik 2021, ora 16:00, në zarfa të mbyllur me shënimin “Prodhim i videove të shkurtra” në adresën e mëposhtme. Oferta financiare dhe oferta teknike (me specifikat teknike dhe portofolin e kompanisë) duhet të jenë në zarfe të mbyllur dhe të dy së bashku në një zarf të mbyllur. Ofertat e pjesshme nuk do të merren në konsideratë.

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

Për pyetje teknike, mund të na kontaktoni brenda datës 8 korrik 2021 në adresën info@hap.org.al