Ri-publikim: Thirrje për: Ofrues shërbimi për mbledhjen e të dhënave për anketën “Cilësia e Kujdesit në Shërbimin Shëndetësor Parësor” në rajonet Dibër dhe Fier, Shqipëri

 Ri-publikim: Thirrje për: Ofrues shërbimi për mbledhjen e të dhënave për anketën “Cilësia e Kujdesit në Shërbimin Shëndetësor Parësor” në rajonet Dibër dhe Fier, Shqipëri

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Gjatë vitit 2018 HAP ka kryer një vlerësim fillestar të cilësisë së shërbimit shëndetësor në qendrat e Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe tani është në procesin e përgatitjes së vlerësimit përfundimtar të tyre, për rajonet Fier dhe Dibër. Vlerësimi përfundimtar do të kryhet përmes zbatimit të anketës për vlerësimin e cilësisë në qendrat shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor, në vjeshtën e 2022.

Për këtë arsye, HAP po kërkon një ofrues shërbimi për mbledhjen e të dhënave, organizimin dhe menaxhimin e logjistikës për zbatimin e anketës, për garantimin  dhe sigurimin e cilësisë së mbledhjes së të dhënave duke ndjekur me vendosmëri protokollin e studimit dhe Termat e Referencës të cilat mund të gjenden KËTU.

Ofertuesit për këtë shërbim duhet të dorëzojnë pranë Qendrës HAP dokumentat e mëposhtëm:

  • CV e kompanisë, në të cilën të dëshmohen eksperiencat e mëparshme në kërkime, preferohen studime të shërbimeve shëndetësore, përfshirë mbledhjen elektronike të të dhënave përmes përdorimit të tabletave
  • Planin e aktiviteteve dhe logjistikën për arritjen e objektivave të listuara në Termat e Referencës.
  • CV të stafit kryesor sipas pozicioneve të përcaktuara në terma (CV të koordinatorit të terrenit, menaxherit të të dhënave, dhe dy supervizorë të terrenit). Biografi e shkurtër (1/3 e faqes) për mbledhësit e të dhënave (përfshira ato rezervë), që dëshmojnë fushën e edukimit dhe përvojat e lidhura me punën).
  • Ofertën financiare në Lek, përfshirë TVSH (nëse TVSH aplikohet)/Taksën. Ju lutemi referojuni Shtojcës A tek termat e referencës për ofertën financiare.
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPT, Ekstrakt QKB, etj.) si dhe nje Vërtetim për detyrimin tatimor, ku thuhet nëse është subjekt i TVSH-së apo jo.
  • Një dokument nga Drejtoria Tatimore që dëshmon se (subjekti juaj):
    • ka përmbushur detyrimet fiskale,
    • ka paguar të gjitha kontributet shoqërore,
    • vërtetim për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit

Oferta financiare dhe teknike duhet të jenë në zarfa të ndarë dhe të dyja të futen në një zarf të vulosur. Dokumentat e aplikimit duhet të dërgohen në zarf të vulosur (në kopje të shtypura dhe të skanuara në një CD/USB ) brenda datës 19 Shtator 2022, ora 16:00, në adresën:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

Për çdo pyetje lidhur me këtë thirrje, jeni të lutur të shkruani në E-mail: info@hap.org.al brenda datës 15 shtator 2022.