Ri-Publikim: Ftesë për tender

Ekspertë në fushën e punimeve ndërtimore për vlerësimin e projekt- propozimeve të fazës së dytë të zbatimit të mekanizmit të bashkëfinancimit me bashkitë për rehabilitimin e infrastrukturës së kujdesit shëndetësor parësor

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Projekti Shëndet për të Gjithë (HAP), i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, gjatë fazës së dytë të tij (2019-2023), nëpërmjet një fondi grant, do të mbështesë ngritjen dhe zbatimin e një mekanizmi bashkëfinancimi në bashkëpunim me Njësitë e Qeverisjes Vendore (NJQV) në qarkun Dibër dhe Fier, me synim rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së Kujdesit Shëndetësor Parësor (KSHP), qendrave shëndetësore dhe ambulancave. Aplikimi për Fondin grant të HAP-it nga NJQV-të në Qarkun Dibër dhe Fier parashikon dy faza: Faza 1 do të vlerësojë propozimet nga këndvështrimi shëndetësor dhe demografik, ndërsa Faza 2 do të vlerësojë propozimet inxhinierike dhe arkitektonike.

Në këtë kuadër, HAP është i interesuar të kontraktojë 2 (dy) ekspertë të jashtëm në fushën e punimeve ndërtimore për vlerësimin e projekt-propozimeve të paraqitura nga NjQV-të gjatë Fazës 2. Termat e referencës mund t’i shkarkoni KËTU.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 22 shtator 2020, ora 16:00, në zarfe të mbyllur, me shëniminEkspertë të punimeve ndërtimore, inxhinier ndërtimi” ose “Ekspertë të punimeve ndërtimore, inxhinier elektrik” në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri