Ri-publikim: Ftesë për tender

Faqja e internetit Coronacheck në Shqipëri

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

HAP po kërkon shërbimet e një kompanie konsulente me eksperiencë për të mbështetur krijimin, funksionim dhe mirëmbajtjen e faqes se internetit për Coronacheck në Shqipëri. Termat e referencës mund t’i shkarkoni KËTU.

Ofruesit e interesuar për të marrë pjesë në këtë tender duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. ·Profilin e kompanisë duke shfaqur përvojë të mjaftueshme në LAMP dhe Drupal dhe në vendosjen e faqeve të ndërlikuara, përfshirë listën e referencave për punë të ngjashme të kryera nga kompania
  2. CV të anëtarëve të ekipit që do të angazhohen në ofrimin e shërbimit, me diplomat përkatëse dhe kualifikime të tjera duke dëshmuar përvojën e mëparshme, jo më pak se 5 vjet eksperiencë
  3. Propozimin financiar për funksionimin dhe mirëmbajtjen e faqes Coronacheck, të listuara në pjseën e produkteve. Oferta financiare duhet në një zarf të veçantë, në Lekë, me TVSH dhe taksa të përfshira duke plotësuar linjat e buxhetit sipas Shtojcës 2.
  4. Dokumentat e regjistrimit të kompanisë
  5. Dokumente që vërtetojnë se subjekti juaj ka:
  • paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
  • paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
  • vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit

 

Propozimet duhet të dorëzohen brenda 5 Gusht 2020, ora 16:00, në zarfe të vulosur, me shënimin “Coronacheck website” në adresën e mëposhtme:

 

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri