Projekti Shëndet për të Gjithë në Shqipëri (Health for All Project-HAP) financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes Qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë nga shëndetësia më e mirë falë shërbimeve  të përmirësuara të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

Në këtë kuadër, HAP po kërkon një kompani/organizatë me eksperiencë që të zhvillojë analizën e konteksit në kuadër të përshkrimit dhe zbatimit të profileve dhe roleve të reja të punës të infermierëve të familjes në Shqipëri, në përputhje me Termat e Referencës të cilat mund ti shkarkoni KËTU.

Organizatat/kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

Protokollin e propozuar të konsulencës (qasja operacionale/metodologjia e ofrimit të shërbimit), përfshirë përshkrimin e procesit të mbledhjes dhe procesimit të të dhënave  (jo më e gjatë se 5 faqe, pa përfshirë anekset) dhe planin e aktiviteteve për ofrimin e shërbimit të konsulencës së analizës së kontekstit

  • Oferta financiare, përfshirë TVSH-në
  • CV të drejtuesit të ekipit në përgjigje të kërkesave të parashikuara në Termat e Referencës (paragrafi 4.1)
  • CV të ekspertëve individualë në përgjigje të kërkesave të parashikuara në Termat e Referencës (paragrafi 4)
  • CV e organizatës/kompanisë në përgjigje të kërkesave të parashikuara në Termat e Referencës (paragrafi 4)
  • Dokumentet e regjistrimit të kompanisë (NIPT, Ekstrakt i QKB, etj)

Dokumentat e aplikimit duhet të dërgohen në adresën e mëposhtme, brenda datës 13 janar 2020, ora 16.00 në zarf të vulosur dhe të ketë shënimin ‘Shërbim konsulence’.

Qendra HAP

Ekipi i Prokurimeve

Rruga “Themistokli Gërmenji”,

Pall.10, Kati II, Apt.1

Tiranë, Shqipëri

E-mail: info@hap.org.al; website: www.hap.org.al