Rajonet

Zmadhoni ose zvogëloni hartën dhe klikoni mbi pikat e vendosura në të për tu informuar më shumë për secilën prej qendrave shëndetësore në qarkun e Dibrës dhe Fierit.

Projekti Shëndet për të Gjithë po zbatohet në qarket Dibër dhe Fier që prej vitit 2015. Këto dy qarqe u përzgjodhën nga Ministria e Shëndetësisë dhe konstoriumi, duke u bazuar mbi një analizë të tendencave demografike, aksesit për kujdesin shëndetësor, nevojave, nivelit të varfërisë dhe vulnerabël, si dhe sienergjitë potenciale me të tjera projektë të mbështetura nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)

Qarku Dibër, i vendosur në pjesën verilindore të vendit, ka një popullësi prej gati 130’000 banorë dhe një përqindje e vogël e tyre i përkasin komunitetit Rom. Niveli i varfërisë në këtë qark është 13 përqind dhe 30 përqind e familjeve të tij marrin ndihmë ekonomike. Për sa i përketë çështjeve shëndetësore, qarku ka nivelin më të lartë të vdekshmërisë foshnjore dhe renditet i treti për sa i përketë nivelit më të ulët të mbulimit të sigurimit shëndetësor.

Qarku Fier përfshin bashkitë Divjakë, Fier, Lushnje, Mallakastër dhe fshatrat përkatëse. I ndodhur në pjesën jug-perëndimore të vendit, qarku Fier ka një popullsi prej 198’000 banorë. Niveli i varfërisë shënon 17.5 përqind, i dyti në rang vendi, dhe mbulimi i sigurimit shëndetësor është i ulët: vetëm 11 përqind e popullsisë ka sigurim shëndetësor. Vdekshmëria foshnjore në Qarkun Fier renditet relativisht e lartë, sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, duke qenë se pas reformës administrative nën këtë qark u mblodhën rajone të tjera bregdetare.