Pyetje të shpeshta për mikro-financime në kërkime operacionale në shëndetësi

  • Cilat janë fushat e kërkimit me përparësi për projektin “Shëndet për të Gjithë”?

Aplikantët ftohen që të propozojnë çështje të lidhura ngushtë me Kujdesin Shëndetësor Parësor dhe Shëndetin Publik. Fusha të mundshme eksplorimi janë: çështje të Burimeve Njerëzore në Shëndetësi; sëmundjet jo të transmetueshme si një problematikë e shëndetit publik; lidhjet e Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe Shëndetit Publik; çështje të cilësisë së kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri; çështje të sistemit të informacionit shëndetësor në kujdesin shëndetësor parësor dhe më gjerë; nevoja për shërbime alternative në kujdesin shëndetësor parësor – koordinim me shërbimet e tjera; çështje lidhur me menaxhimin e kujdesit shëndetësor parësor.

Kjo thirrje për aplikim mbështet vetëm kërkimin operacional dhe jo kërkimin mbi çështje klinike, pasi këto të fundit nuk pranohen për këtë thirrje.

  • A mund të pranohet si projekt kerkimor një trajnim informues mbi tematika të ndryshme shëndetësore, me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e popullatës?

Kërkimi dhe trajnimi janë dy aktivitete  të ndryshme, me qëllime të ndryshme, me metodologji të ndryshme, etj. Në këtë rast, nuk mund të pranohet si kërkim një trajnim.

  • A pranohen studime shkencore i hartuar në formatin e një libri dhe me kërkime të marra në mënyrë analitike dhe duke iu referuar literaturave boterore?

Për HAP nuk përbën problem nëse formati i raportit përfundimtar, është në formën e një libri, por mund të ketë në vazhdim orientime lidhur me formën e raportit. Në cdo rast, mbani parasysh që thirrja nuk mbështet projekte kërkimore të kryera tashmë. Rishikim i literaturës është një nga metodologjite kërkimore, dhe është mëse i pranueshëm edhe për ne.

  • Përsa kohë do të zhvillohet projekti kërkimor?

Aktivitetet e kërkimit operacional do të zbatohen përgjatë një viti kalendarik, janar 2020 – janar 2021.

  • A është e domosdoshme që të jem diplomuar në fushën e shëndetësisë?

Jo, nuk është e domosdoshme që formimi/edukimi të jetë nga fusha e shëndetësisë (shëndet publik, infermieri, mjekësi etj). E rëndësishme është të keni përfunduar të paktën studimet Universitare të nivelit Bachelor.

  • A duhet të jem pjesë e një institucioni që të aplikoj?

Thirrja është për individë dhe nuk është e domosdoshme të jeni nën një ombrellë. Po është e nevojshme të keni një letër dakortësimi me institucionin ku do të kryeni kërkimin, apo për interes të të cilit mund ta bësh kërkimin.

  • A lejohet të aplikohet edhe me OJF apo vetëm si individ/grup kërkuesish?

Thirrja mbeshtet individet/grup kërkuesish dhe jo OJF. Vetem se në cilindo rast tavani i fondit do të jetë 3000 CHF për një projekt ide, edhe pse në zbatim të saj mund të përfshihen më shumë se një individ.

Caktoni se kush do të jetë kërkuesi kyc (Primary Investigator) ai/ajo që ka idenë apo udhëheqë kërkimin. Kolegët e e tjerë, përmendini me role të mirë caktuara në pjesët e tjera të propozimit.

  • A duhet të jesh i regjistruar me NUIS si kërkues shkencor për të aplikuar?

Jo, nuk kerkohet të jeni të regjistruar me NIPT/NUIS si kërkues shkencor. Thirrja mbështet kërkuesit e rinj në vend dhe nuk kërkohet që ata të jenë të regjistruar me detyrime financiare ndaj shtetit.

  • Punoj në sektorin jo-publik, a mund të aplikoj?

Sikurse specifikohet edhe në thirrje, aplikantët mund të jenë kërkues/shkencëtar ose profesionist që shërben në një institucion akademik publik, dhe/ose në shërbimin shëndetësor publik. Aplikantët që punojnë në organizata private, të cilët do të propozojnë punë kërkimore me fokus dhe interes për shërbimet publike, nuk do të përjashtohen.

  • A mund të zgjedh si mentor dikë që ka punuar me projekte në shëndetin publik, që aktualisht është mjek në spital por nuk ka bërë botime akademike?

Kërkesat për mentorin shprehen qartë në thirje. Mentori që mund të paramendoni mund të jetë një bashkë-mentor sikundër thuhet në thirrje “Ekspert në fushën lëndore të propozuar nga aplikanti për kërkim (në këtë rast, preferohet bashkë-mentorimi)”.

  • Si bëhet përzgjedhja e mentorit: e zgjedhim ne apo na caktohet nga ju?

Jeni JU që e zgjdhni sipas interesit të kërkimit dhe fushës perkatese dhe duke pasur parasysh kërkesat lidhur me mentorin. Në momentin që e përzgjidhni dhe ai/ajo bie darkord tu mbështesë, paraqesni një CV të tij/saj bashkë me aplikimin.

  • Dokumentacioni i plotësuar dërgohet vetëm në adresën tuaj të email apo duhet dorëzuar edhe fizikisht tek zyra e HAP?

Aplikimi do të dërgohet vetëm me email në adresën operational.research@hap.org.al . Nuk është e nevojshme të dërgohet fizikisht pranë zyrave të HAP.

  • A ka një formular “tip” të buxhetit apo duhet ta përpilojmë vetë në varësi të cfarë mendojmë ne që na nevojitet për të shpenzuar?

Nuk ka një formë tip për hartimin e buxhetit. Lutemi referohuni, pikës 4.4 të thirrjes, ku përmendjen kostot e papranueshme, për ti pasur parasysh dhe për të mos i reflektuar në buxhetin tuaj.

  • Në cfarë gjuhe duhet dokumentacioni i aplikimit?

I gjithë dokumentacioni duhet dorëzuar në gjuhën angleze. Lutemi referojuni versionit anglisht të faqes, për të shkarkuar dokumentat dhe format në gjuhën angleze: http://www.hap.org.al/en/thirrje-per-aplikime-per-kerkim-operacional-ne-shendetesi/

  • Kur duhet të aplikoj pranë Komitetit të Etikës?

Aplikantëve do tu kërkohet të aplikojnë pranë Komitetit të Etikës pasi të përzgjidhen.