Publikohet raporti i Studimit Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri

Në 12 dhjetor, Ditën e Mbulimit Universal Shëndetësor, u prezantua raporti i Studimit Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri (ADHS). Studimi ishte një bashkë-financim i Qeverisë Shqiptare, Ambasadës së Zvicrës (në vlerën 800,000 CHF përmes Projektit Shëndet për të Gjithë), organizatave të Kombeve të Bashkuara (UNFPA, UNICEF, UN Women) dhe u realizua nga Instituti i Statistikave dhe Instituti i Shëndetit Publik.

ADHS eshte nje studim kombetar i realizuar ne 12 qarqet e vendit permes ku u intervistuan 15, 823 familje dhe si i tille perben nje

Disa nga gjetjet kryesore nga Studimi Demografik dhe Shëndetësor Shqiptar 2018 jane si më poshtë:

  • Pirja e duhanit mes meshkujve ka rënë në dhjetë vitet e fundit në Shqipëri; të dhënat e ADHS-së 2017-1018 tregojnë se 35% e meshkujve janë duhanpirës krahasuar me 43% të meshkujve në 2008-09. Shifër ka pësuar një rritje të lehtë te femrat nga 4% në vitin 2008 në 5% në 2018.
  • Prirja e hipertensionit në Shqipëri është përkeqësuar për meshkujt dhe femrat gjatë 10 viteve të fundit. Sipas ADHS 2018, prevalenca e hipertensionit është 24.3 për qind për femrat (20% në ADHS 2008-09) dhe 37.7 për qind për meshkujt 15-49 vjeç (27.6% në ADHS 2008-2009). Qarku i Fierit paraqet prevalencën më të lartë të hipertensionit tek meshkujt në vend (e vështirë për ta krahasuar këtë me kalimin e kohës, pasi ADHS i 2008-09 nuk ofron indikatorë përfaqësues të qarqeve).
  • Ekzistojnë prova paraprake të përmirësimit të trajtimit dhe kontrollit të hipertensionit në 10 vitet e fundit në Shqipëri. ADHS 2017-18 tregon se 25% e femrave dhe 20% e meshkujve që janë diagnostikuar me hipertension janë duke e trajtuar atë dhe e mbajnë në kontroll tensionin e gjakut. Këto shifra ishin përkatësisht 3% për femrat dhe 1% për meshkujt në vitin 2008.
  • Obeziteti është rritur te femrat në Shqipëri. Sipas të dhënave që ka nxjerrë ADHS 2018, përqindja e meshkujve mbi peshë ose obezë ishte 53% në vitin 2018 ose saktësisht e njëjtë si në vitin 2008, ndërsa përqindja e femrave mbi peshë ose obeze është rritur nga 39% në 2008 në 45% në vitin 2018. Prandaj, sfida e kohës është të zvogëlohen faktorët e rrezikut që lidhen kryesisht me ushqyerjen, dietën dhe aktivitetin fizik, duke u kushtuar vëmendje të veçantë vajzave dhe grave.
  • Konsumi i alkoolit (gjatë vitit të fundit) në Shqipëri ka rënë në krahasim me 2008-2009. Prevalenca e meshkujve të moshës 15-49 vjeç që raportojnë se konsumojnë alkool në 12 muajt e fundit ra pak nga 62,8% në vitin 2008 në 59,6% në vitin 2018, ndërsa e njëjta përqindje për femrat ra nga 30,3% në 2008 në 28,3% në vitin 2018. Është interesante të theksohet një rënie e ndjeshme e prevalencës së konsumatorëve meshkuj të alkoolit (meshkujt 15-49 vjeç që kanë raportuar se konsumojnë alkool 1-5 ditë në javë ose më shumë) nga 39,7% në 2008-09 në 26,4% në vitin 2018.

Per te lexuar raportin e plote te studimit, kikoni ketu.