Udhëzues dhe protokollë mjekimi për tu përdorur nga profesionistët e kujdesit shëndetësor parësor

Diabeti Mellitus tip II

Diabeti mellitus i tipit 2 është shkaktari kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve të parakohshme sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare (SKV), dhe ikomplikacioneve të tilla si verbimi, amputimi dhe insufiçenca renale.

Më shumë

Astma

Astma është një problem i shëndetit publik dhe numërohen rreth 300 milionë individë të prekur nga Astma në mbarë botën. Astma është një problem serioz që prek të gjitha grupmoshat. Ajo ndeshet me një prevalencë në rritje në vendet në zhvillim dhe për pasojë me kosto trajtimi dhe barrë vazhdimisht në rritje për pacientët dhe komunitetin.

Më shumë

Shëndeti mendor

Kujdesi Shëndetësor Parësor është niveli i duhur dhe shumë i rëndësishëm ku mund të përfshihen parandalimi, identifkimi dhe trajtimi i çrregullimeve të shëndetit mendor.  Zbatimi i “Udhëzuesit për menaxhimin e çrregullimeve të shëndetit mendor në KSHP” ndihmon dhe mbështet integrimin e shëndetit mendor në KSHP.

Shkarko udhëzuesin

Hipertensioni

Hipertensioni është një ndër diagnozat më të zakonshme në kujdesin primar, duke llogaritur që 1.2 miliardë persona vuajnë nga hipertensioni në të gjithë botën dhe duke qenë një nga faktorët kryesor të rrezikut për infarktin akut të miokardit, sëmundjet cerebro-vaskulare dhe sëmundjen kronike të veshkave.

Më shumë

SPOK

SPOK-u përbën një sfidë të rëndësishme për shëndetin publik duke qenë njëkohësisht i parandalueshëm dhe i trajtueshëm. SPOK-u është një shkak madhor i sëmundshmërisë kronike dhe i vdekshmërisë në mbarë botën; shumë persona vuajnë nga kjo sëmundje për vite me radhë dhe vdesin para kohe si pasojë e saj ose e komplikacioneve.

Më shumë

Dislipidemitë

Prevalenca e dislipidemisë në Shqipëri, sipas një studimi të publikuar në vitin 2015 është 58.6%, e ngjashme me atë të vendeve të tjera evropiane. Ky studim tregoi se rreth 1.4 milionë shqiptarë kanë të paktën një prej faktorëve të riskut të lartë për dislipidemi.

Më shumë

Kujdesi për të moshuarit

Sipas OBSH, moshimi i shëndetshëm nuk përkufizohet nga mungesa e sëmundjeve por nga të pasurit e aftësisë funksionale që siguron mirëqënie dhe cilësi jete.

Më shumë