Planifikimi i vizitave me mjekun e familjes është një prej kërkesave të standardeve të akreditimit të qendrave shëndetësore. Në këtë kuadër, HAP mbështeti në vitin 2020 QSH Patos në zbatimin e planifikimit të konsultave të pacientëve me sëmundje kronike, fëmijëve për cështje të lidhura me vaksinimin, dhe për ndjekjen e grave shtatzëna. Sistemi i planifikimit të vizitave i ngritur me mbështetjen nga HAP-i përfshin: sistemin telefonik,  instalimin e kalendarit elektronik (për regjistrimin e vizitave në kompjuter) te çdo mjeku familje dhe zbatimin e fushatës së komunikimit me ekipet e mjekësisë së familjes dhe komunitetin.

Vlerësimi i zbatimit të kësaj përqasje (i zhvilluar në korrik 2021) tregoi se përdoruesit janë shumë të kënaqur me sistemin e planifikimit të vizitave, konsultat janë më të përgatitura dhe me profesionistë më të dedikuar gjatë konsultës, pacientët presin më pak, planifikim më i mirë i ditës së punës për MF dhe IF, si dhe zbatim më të mmirë të masave për parandalimin  e përhapjes së COVID-19.

Bazuar në eksperiencën e Patosit, HAP po mbështet zabtimin e planifikimit të vizitave në QSH Klos që ështe funksional qe prej nëntorit 2021. Deri tani përdoruesit e sistemit të planifikimit të vizitave në QSH Klos shprehen të kënaqur me sistemin e ri dhe të gatshëm për ta përmirësuar.