Përdorimi i dorezave

Veshja e dorezave

Për veshjen e dorezave të pastra nuk ka një teknik të veçantë por është e rëndësishme që pas veshjes të kontrollojmë nëse dorezat janë të dëmtuara ose jo, sepse mund të bëhen shkak për transmetimin e infeksioneve.

Teknika e heqjes së dorezave të kontaminuara

  1. Kur dorezat janë ende të veshura, secila prej tyre duhet të prekë vetëm tjetrën dhe jo lëkurën apo pulsin e dorës.
  2. Kapni një dorezë nën zonën e pulsit (si në foton më poshtë)
  3. Hiqni dorezën në drejtim të dorës duke e kthyer pjesën interne të dorezës nga jashtë.
  4. Mbani dorezën e hequr me dorën tjetër të veshur me dorezë.
  5. Vendosni dy gishtat e dorës pa dorezë në brendësi të dorezës tjetër në lartësinë e pulsit.
  6. Hiqni dorezën tjetër duke e kthyer dhe atë mbrapsht mbi dorë.
  7. Hidhini dorezat në koshin e veçantë.
  8. Lani duart

Pas heqjes së dorezave siperfaqja e brendshme e dorezës tashmë ndodhet nga jashtë, kjo anë konsiderohet e ”pastër”.

Teknika e heqjes së dorezave të kontaminuara