NJOFTIM PËR VEND PUNE: PËRGJEGJËS I KOMUNIKIMEVE

 

NJOFTIM PER VEND PUNE: PËRGJEGJËS I KOMUNIKIMEVE

Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim i zbatuar nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale në Bazel, në bashkëpunim me Qendrën HAP në Shqipëri. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë nga shëndetësia më e mirë falë shërbimeve të përmirësuara të Kujdesit Shëndetësor Parësor. Projekti filloi në Janar 2015 dhe ndodhet aktualisht në fund të Fazës 2. Faza e Konsolidimit të Projektit fillon me 1 Prill 2023 dhe ka një afat zbatimi prej 3 vitesh.

Për nevoja të zbatimit të Projektit Shëndet për të Gjithë, Qendra HAP kërkon të punësojë një Përgjegjës për Komunikimet i cili do të jetë përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e planit të komunikimeve dhe aktiviteteve përkatëse, përgatitjen e materialeve përmbledhëse, rishikimin dhe korrigjimin e materialeve të komunikimit, përditësimin e faqes zyrtare dhe rrjetet sociale të projektit dhe puna me median për të garantuar mbulimin e nevojshëm mediatik.

Termat e referencës për këtë pozicion mund të gjenden KËTU.

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme:

  • CV-në e përditësuar, me të paktën 5 (pesë) vite eksperiencë
  • Kopje të diplomave universitare (studime Bachelor dhe Master)
  • Tre letra reference të firmosura të cilat duhet të përfshijnë emrin, adresën e e-mailit dhe numrin e telefonit të punëdhënësit
  • Letër interesi të detajuar

Dokumentat e mësipërme në Anglisht duhet të dorëzohen brenda datës 31 Mars 2023, ora 14:00, me e-mail në adresën: info@hap.org.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Health for All is a project of Swiss Agency for                                          Implemented by

Development and Cooperation SDC