Mundësi punësimi: Koordinatorë lokalë me kohë të pjesshme

APLIKIMI PËR KËTË THIRRJE ËSHTË MBYLLUR MË 1 SHTATOR 2022.

MUNDËSI PUNËSIMI

Koordinatorë lokalë me kohë të pjesshme

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Në përputhje të nevojave të zbatimit të projektit, HAP po kërkon 3 koordinatorë lokalë me kohë të pjesshme me vendodhje në Korçë, Elbasan dhe Shkodër.

Termat e referencës për këto tre pozicione mund të shkarkohen KETU.

HAP nxit të aplikojnë për këtë pozicion kandidatë që aktualisht punojnë dhe/ose bashkëpunojnë me OJQ lokale që operojnë në Korçë, Elbasan dhe Shkodër.

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtëm:

1- CV e përditësuar ku të paraqiten të paktën 5 (pesë) vite eksperiencë

2- Të paktën 1 letër referencë e firmosur që të përbajë emrin, e-mailin dhe numrin e telefonit të personit referues

3- Letrën e interesit

Dokumentat e mësipërm duhet të dorëzohen në gjuhën angleze brenda datës 1 shtator 2022, ora 16:00 me e-mail në adresën info@hap.org.al