Miratohet programi master në Infermieri Familje

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka miratuar hapjen e programit “Infermieri Familje” i cili do të ofrohet për herë të parë në Shqipëri nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike (Universiteti i Mjekësisë, Tiranë).

Masteri Profesional “Infermieri Familje” mbështetet nga Projekti Shëndet për të Gjithë i cili ka bërë të mundur:

  • Përmirësimin e infrastrukturës mësimore përmes ndërtimit të laboratorit simulues të praktikës klinike pranë FSHMT i cili  synon aftësimin sa më të mirë praktik të studentëve.
  • Sigurimin e ekspertizës teknike për grupin multidisiplinar të punës për draftimin e kurrikulës së masterit. Grupi i punës, i përbërë nga përfaqësues të MSHMS, UMT, FSHMT, Urdhri i Mjekut, Urdhri i Infermierit si dhe ofrues të Kujdesit Shëndetësor Parësor) është mbështetur nga ekspertë ndërkombëtarë dhe lokalë.
  • Rritjen e kapaciteteve të lektorëve përgjegjës përmes sigurimit të literaturës së referencës, trajnimit nga ekspertë vendas e ndërkombëtarë, vizita studimore pranë institucioneve ndërkombëtare arsimore.
  • Ofrimin pa pagesë të materialeve mësimore për studentët, përpara fillimit të çdo moduli.
  • Përmirësimin e infrastrukturës në qendrat shëndetësore të kujdesit parësor ku do të zhvillohen praktikat mësimore për studentët. Supervizorët e praktikës dhe ekipeve infermierore të QSH që do të ofrojnë praktikat mësimore në infermieri në familje janë trajnuar me synim aftësimin praktik të studentëve.