Miratohen profilet e reja të infermieres në KSHP

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka miratuar propozimet e HAP për 3 profile të reja pune të infermieres në KSHP: infermieren e familjes në qendrën shëndetësore, infermieren e ambulancës dhe infermieren e kujdesit në banesë. Ndërkohë, janë zhvilluar takimet konsultuese me palët e interesit për 3 profile të reja, përkatësisht: infermierja e shkollës, infermierja e promocionit shëndetësor dhe fizioterapisti në KSHP.

10 qendra shëndetësore në qarqet Dibër dhe Fier janë angazhuar që të pilotojnë rolet e reja të infermiereve të familjes në QSH dhe në ambulanca. Duke filluar nga muaji prill, ekipet e këryre qendrave do të përfshihen në trajnime teorike dhe praktike që kanë për qëllim aftësimin e tyre në zbatimin e profileve.