Mbështetja për studentët e MMSH për hartimin e tezës finale

HAP organizoi më 14 maj, përmes video-konferencës, një takim me studentët dhe pedagogët e MMSH lidhur me mbështetjen për përgatitjen e tezës finale. Synimi i HAP është të nxisë studentët në përgatitjen e tezës së masterit të orientuar nga praktika dhe si e tillë të mund të ofrojë zgjidhje për probleme e situata konkrete në institucione shëndetësore. Aktualisht, dy studente të MMSH po punojnë për tezat e tyre, të mbështetura nga HAP, përkatisht për ‘Përmbushjen e standardeve të akreditimit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit në QSH Roskovec’ dhe ‘Sistemin e planifikimit të vizitave dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit në QSH Patos”. Të dyja temat përbëjnë interes për HAP në kuadër të ndërhyrjeve që projekti po realizon në qendrat e KSHP në qarkun Fier dhe Dibër.