Mbërrijnë respiratorët e dhuruar nga Zvicra, UNDP dhe Norvegjia

Mbërritën në Shqipëri respiratorët e rinj në kuadër të marrëveshjes së partneritetit midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe tre donatorëve ndërkombëtarë: Ambasadës së Zvicrës, Ambasadës Mbretërore të Norvegjisë për Shqipërinë, dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNDP).  Kontributi prej 330,000 USD i Ambasadës së Zvicrës u realizua përmes Projektit Shëndet për të Gjithë.