Masteri Profesional në Menaxhim Shëndetësor: viti akademik 2018-2019

Masteri Profesional në Menaxhim Shëndetësor mirëpriti kohortën e dytë të studentëve.

Masteri, i cili hapi dyert për herë të parë në tetor 2017, ofrohet nga bashkëpunimi i 2 universiteteve publike (Universiteti Mjekësor dhe Universiteti i Tiranës) dhe mbështetet nga Projekti Shëndet për të Gjithë i cili për vitin akademik 2018-2019 ofroi falas për studentët materialet e studimit të printuara për secilin modul.

Më herët, projekti HAP ka mbështetur programin përmes:

  • Përmirësimit të infrastrukturës mësimore përmes rehabilitimit të ambienteve dhe rinovimit të pajisjeve mësimore në Departamentin e Shëndetit Publik
  • Suportit teknik në zhvillimin e kurrikulave të programit përmes ekspertëve të Institutit Zviceran të Mjekësisë Tropikale dhe të Shëndetit Publik (Swiss TPH)
  • Mbështetjes profesionale në zhvillimin e përmbajtjes së materialeve pedagogjike përmes trajnimit të lektorëve, blerjes së librave të referencës, pjesëmarrjes së lektorëve në konferenca shkencore etj.
  • Mbështetjes financiare për studentët në zhvillimin e tezës së masterit bazuar në stazh/praktikë mësimore në një organizatë të kujdesit shëndetësor në Shqipëri.

Ky program përbën një eksperiencë unike për të marrë edukim në fushën e menaxhimit të organizatave të kujdesit shëndetësor për profesionistët shëndetësorë (dhe jo vetëm), që kanë rol drejtues në organizata shëndetësore dhe për ato që aspirojnë të kenë këtë rol në të ardhmen. Programi i masterit bazohet në 10 module të organizuara në 14 lëndë si më poshtë:

  • Ekonomi shëndeti
  • Menaxhim shëndetësor
  • Statistikë
  • Financë dhe kontabilitet i kujdesit shëndetësor
  • Përcaktorët socialë dhe mjedisorë të shëndetit
  • Epidemiologji
  • Menaxhim i sistemeve të informacionit në shëndetësi & monitorimi dhe vlerësimi
  • Lidership dhe aftësi komunikimi
  • Organizim i sistemit shëndetësor
  • Menaxhim i burimeve njërëzore

Për programin e plotë, lutem klikoni këtu