HAP ka përgatitur manualin për profesionistët e KSHP “Parandalimi dhe ndjekja e rasteve me COVID-19 në KSHP’ i cili mund të përdoret si material trajnues nga “Grupet e Kolegëve”  dedikuar menaxhimit të COVID-19 në KSHP.

Informacioni lidhur me parandalimin e përhapjes së infeksionit nga SARS-COV-2 është përshtatur në shqip bazuar në informacionin e përditësuar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe Instituti i Shëndetit Publik. Përshtatja në gjuhën shqipe është realizuar nga “Shëndet për të Gjithë”- një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC i cili zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH). Informacionet në formën e prezantimeve, mund t’i shkarkoni këtu.

Udhëzimet për  ndjekjen e rasteve me COVID-19 nga profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor, përfshirë dhe ndjekjen në shtëpi, janë udhëzimet e përditësuara të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) dhe të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).