Kohorta e dyte e kursit ne menaxhim spitalor

Kohorta e dytë e menaxherëve spitalorë e përbërë nga 20 drejtorë dhe nëndrejtorë spitalesh (rajonale dhe bashkiake), filloi sot kursin “Hyrje në menaxhimin Spitalor” i organizuar me mbështetjen financiare dhe teknike të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Kooperim (SDC) përmes Projektit “Shëndet për të gjithë” (HAP).

Kursi përfshin trajtimin e moduleve të mëposhtme :

  • Financimi i sistemit shëndetësor dhe i spitaleve
  • Hartimi dhe menaxhimi i buxhetit spitalor;
  • Prokurimet publike në kushtet e spitalit;
  • Komunikimi me mediat dhe publikun dhe menaxhimi i krizave;
  • Hyrje në Menaxhim dhe Lidershipi;
  • Shkrimi i raporteve dhe moderimi i mbledhjeve;
  •  Hyrje në farmacinë spitalore dhe menaxhimin e barnave ;
  • Menaxhimi i burimeve njerëzore ne spital;
  • Përmirësimi i cilësisë në spitale