Ftesë për Tender

Trajnim për Trajnerë (ToT) për zbatimin e udhëzuesve dhe protokollove të reja në lidhje me 5 Sëmundjet Jo të Transmetueshme (SJT) nga mjekët e familjes dhe infermierët që punojnë në Kujdesin Shëndetësor Parësor (KSHP) dhe mbështetje për monitorimin e zbatimit të tyre

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor.

Qendra HAP po kërkon shërbimet e një Kompanie konsulente për të ofruar Trajnime per Trajnere (ToT) mbi përdorimin e Udhëzuesve dhe Protokolleve Klinike (UPK) për diabetin, hipertensionin, dislipideminë, astmën dhe sëmundjen pulmonare obstruktive kronike (SPOK) nga ekipet e mjekësisë familjare (mjekë dhe infermierë të familjes) si dhe mbështetje për monitorimin e zbatimit të tyre.

Termat e referencës mund të shkarkohet KËTU.

Aplikantët e interesuar për të marrë pjesë në këtë thirrje duhet të paraqesin si më poshtë:

1.     Profilin e organizatës (CV) duke vërtetuar se: 1) është ofrues i KSHP ose organizatë tjetër me përvojë në KSHP në Shqipëri; 2) ka përvojë në ofrimin e aktiviteteve të EMV për ofruesit e KSHP (mjekë dhe infermierë) në tre vitet e fundit (2 deri në 3 faqe);

  1. CV të trajnuesve (Mjekë dhe Infermierë Familjeje) që do të angazhohen nga kompania, duke vërtetuar një minimum eksperience 5 vjeçare si ofrues shërbimi në Kujdesin Shëndetësor Parësor dhe një minimum eksperience 3 vjeçare në zhvillimin e materialeve trajnuese për ofruesit e shërbimeve të KSHP-së si dhe ofrimin e trajnimeve të akredituara. Kjo kontratë parashikon një intensitet të lartë aktivitetesh, prandaj numri minimal i trajnerëve të mobilizuar nuk duhet të jetë më pak se 4 (katër) ku 2 (dy) janë Mjekë Familje dhe 2 (dy) infermiere familjeje
  2. Tarifë ditore për trajnim, në Lekë, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira. Kjo tarifë ditore duhet të përfshijë punën përgatitore për përvetësimin e materialeve të trajnimit që do të sigurohen nga Qendra HAP dhe zhvillimin e materialeve përkatëse në PPT apo materialeve të tjera të punës.
  3. Tarifë ditore për konsulencën, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira, për mbështetje në vendin e punës të grupit monitues të NjVKSHsë.
  4. Koston e transportit për trajnerët në Lekë/km, përfshirë taksat
  5. Dokumentat e regjistrimit të organizatës (NIPT, QKB, etj) dhe nje Vërtetim për detyrimin tatimor, ku thuhet nëse janë subjekt i TVSH-së apo jo.

 

Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 1 qershor 2023, ora 16:00, në zarfe të vulosur (në kopje të shtypura dhe të skanuara në CD/USB), me shënimin “Mbështetje për Aktivitete ToT” në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tirana, Albania