Hartohet profili i punonjësit social në KSHP

Integrimi i shërbimeve sociale në Kujdesin Shëndetësor Parësor sjell nevojën për futjen e profesionistit të punës sociale, si pjesë e ekipit ndër-disiplinor dhe zbatimin e shërbimit socio-shëndetësor. HAP mbështeti hartimin e profilit të punonjësit social në kujdesin parësor në përgjigje të kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Dokumenti u diskutua në takimin konsultues ku morrën pjesë përfaqësues të MSHMS, OSHKSH, FSDKSH, Fakultetit të Shkencave Sociale, Urdhërit të Punonjësit Social, Kryqit të Kuq, Bashkisë Tiranë dhe Qendrave Komunitare të Shndetit Mendor në Tiranë. Në ditët në vijim, dokumenti final, ku relektohen propozimet e pjesëmarrësve, do t’i paraqitet për miratim grupit të punës pranë MSHMS.