HAP mbështet Konferencën Ndërkombëtare e Shëndetit Publik

HAP mbështeti organizimin e Konferencës së 7-të Ndërkombëtare të Shëndetit Publik e cila u zhvillua online më 23 mars 2021. Tema e konferencës së këtij viti ishte “Integrimi i Shërbimeve të Shëndetit Publik në Kujdesin Shëndetësor Parësor”.

Pjesë e panelistëve ishte edhe Prof. Pascal Bovet (Universiteti i Lausanne-s), i ftuar nga HAP dhe Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Familjare (Swiss TPH). Tema e diskutimit të Prof. Bovet ishte “Shëndeti publik dhe qasjet individuale të kontrollit të hipertensionit në kryqëzimin e kujdesit shëndetësor parësor”.

Gjithashtu, Dr. Jolanda Hyska (Universiteti i Mjekësisë) prezantoi në sesionet paralele të konferencës, dy abstrakte të bazuara në analizën e kontekstit për zhvillimin e kompetencave të infermjereve në Shqipëri, të zhvilluar me mbështetjen e HAP. Më  konkretisht, temat e prezantimit të Dr. Hyskës ishin  “Edukimi infermieror në përgjigje të agjendës kombëtare të shëndetësisë dhe kurrikulës së bazuar në kompetenca” dhe  “Roli sfidues i infermierëve të familjes në përgjigje të COVID-19” .

Të gjitha abstraktet e konferencës mund t’i shkarkoni këtu.