Nxitja e mekanizmave të transparencës dhe llogaridhënies në ofrimin e shërbimeve shëndetësore është një  prej rezultateve që HAP ka synuar që prej fillimit. Në këtë kuadër, përfshirja e qytetarëve në planifikimin e aktiviteteve të qendrave shëndetësore dhe në vlerësimin e performancës së  QSH është e një rëndësie kyce ndaj HAP ka mbështetur zhvillimin e takimeve për analizën vjetore të performancës.

Në javët e para të 2019-ës, drejtorë të qendrave shëndetësore në Roskovec, Patos, Kurjan, Ballagat, Kolonje dhe Derjan zhvilluan takimin me komunitetin për Analizën Vjetore. Takimi kishte si synim:

  • prezantimin e aktiviteteve të planifikuara dhe realizuara nga QSH gjatë vitit 2018
  • sfidat e hasura nga personeti i QSH-ve në zbatimin e aktiviteteve
  • identifikimin e nevojave dhe aktiviteteve për vitin 2019

Krahas anëtarëve të komunitetit, në takime morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor dhe institucioneve shëndetësore lokale.