Projekti Shëndet për të Gjithë shënon një tjetër sukses, teksa Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Mjekësisë ka filluar të pranojë aplikime për Masterin Profesional në Menaxhim Shëndetësor.

Përpjekjet për hapjen e këtij kursi datojnë në fillim të viteve 2000 dhe Projekti HAP ka qenë një nga mbështetësit kryesor të tij që prej 2015, nëpërmjet aktiviteteve që synojnë forcimin e kapaciteteve teknike të mësuesve, pjesëmarrjen  e stafit mësimor në konferenca, seminare dhe të tjera evente shkencore, si edhe rehabilitimin e klasave në Departamentin e Shëndetit Publik.

Afati i fundit për pranimin e aplikimeve për këtë program është 20 tetor, ndërsa 30 studentët e parë do të fillojnë mësim më nëntor, 2017. Programi i masterit është i menduar për ata individë që janë menaxherë shëndetësor ose kanë një formim të fortë në shëndetësi, ekonomi dhe ligj, por kanë nevojë për rafinim të aftësive të menaxhimit shëndetësor, si një mundësi karriere apo përparim në sistemin e kujdesit shëndetësor.

Rreth programit

Programi i Masterit Profesional në Menaxhim Shëndetësor u bë i mundur falë një marrëveshje dypalëshe midis Universitetit Mjekësor (UM) dhe Projektit Shëndet për të Gjithë (HAP) dhe marrëveshjes së bashkëpunimit midis Universitetit të Mjekësisë (UM) dhe Universitetit të Tiranës (UT), dhe, në nivel fakultetesh, midis Fakultetit të Mjekësisë (FM) dhe Fakultetit të Ekonomisë (FE).

Plani mësimor është zhvilluar nga Departamenti i Shëndetit Publik dhe Departamentit të Menaxhimit, me mbështetjen e vazhdueshme teknike nga HAP nëpërmjet ekspertëve të Institutit Zviceran për Shëndetit Publik dhe Tropikal (Swiss TPH). Teksa mësimdhënia do të bëhet nga profesorët e të dy fakulteteve, ekspertët e Swiss TPH do të ofrojnë ekspertizën e tyre përgjatë gjithë kursit. Sa për HAP-in, projekti zviceran do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për programin, për të garantuar që cilësia sa më të mirë.

Për më shumë informacion mbi procesin e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe datat e rëndësishme, vizitoni faqen zyrtare të Fakultetit të Mjekësisë.