FTESË PËR TENDER: SHËRBIME PRINTIMI

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Në këtë kuadër, Qendra HAP është e interesuar për shërbime printimi bazuar në specifikimet teknike të cilat mund të gjenden KETU

PERSHKRIMI NJESIA SASIA
Printimi i Volumit 1 të indeksuar (Protokolli dhe udhezuesi klinik per trajtimin e Hipertensionit, Diabetit dhe Dislipidemise) KOPJE 1000
Printimi i Volumit 2 të indeksuar (Protokolli dhe udhezuesi klinik per trajtimin e Astmes dhe SPOK-ut) KOPJE 1000
Printimi i Volumit 3 të indeksuar (Manualet e trajnimit per 5 SJT-te) KOPJE 200
Printimi i Manualit të indeksuar për kujdesin për të moshuarit në KSHP KOPJE 200

Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:

  • Ofertën financiare të firmosur dhe vulosur në Lekë, përfshirë TVSH
  • Vlefshmërinë e ofertës
  • Kohën e printimit për të gjithë sasinë e kërkuar
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPT, QKB etj.)
  • Eksperincën e mëparshme të kompanisë (kontrata të ngjashme)
  • Dokumente që vërtetojnë se subjekti juaj ka:
    • paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    • paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    • vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit

Ofertat duhet të jene të firmosura dhe vulosura. Oferta financiare së bashku me dokumentacionin e kërkuar të tenderit duhet të dorëzohen në një zarf të mbyllur.

Ofertat duhet të dorëzohen në datën 10 Maj 2022, ora 16:00, në kopje të shtypura në format letër, të futura në zarf të mbyllur, mbi të cilin të jetë shënuar qartë “Ftesë Publike për Shërbime Printimi” si edhe të skanuara në USB/CD, në adresën më poshtë.

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

Për çdo pyetje teknike që mund të keni, lutem kontaktoni në adresën info@hap.org.al, deri në 6 Maj 2022.