FTESE PER TENDER 

BLERJE TE PAJISJEVE TIK

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Sëiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Në këtë kuadër, Qendra HAP është e interesuar për blerjen e pajisjeve të teknologjisë së informacionit (TIK) bazuar në specifikimet teknike and garancite përkatëse të cilat mund të gjenden KETU

 

NR. PAJISJE TIK Sasia në copë
1 LAPTOP Modeli 1 60
2 LAPTOP Modeli 2 1
3 CANTA PER LAPTOP 15
4 DESKTOP 3
5 MONITOR 10
6 UPS 3
7 VIDEO-PROJEKTOR Modeli 1 12
8 VIDEO-PROJEKTOR Modeli 2 3
9 PRINTER 1
10 WIFI ROUTER 3

 

Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:

  • Ofertën financiare të firmosur dhe vulosur në Lekë, përfshirë TVSH (në një zarf më vete),
  • Vlefshmërinë e ofertës
  • Kohën e lëvrimit të mallit (jo më vonë se 45 ditë)
  • Specifikat teknike të pajisjeve të propozuara
  • Garancitë për secilën pajisje
  • Formën e autorizimit nga distributori
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPT, QKB etj.)
  • Eksperiencën e mëparshme të kompanisë
  • Dokumente që vërtetojnë se subjekti juaj ka:
    • paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    • paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    • vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit

Ofertat duhet të jene të firmosura dhe vulosura dhe duhet të përmbajnë të gjitha pajisjet e kërkuara. Ofertat e pjesshme nuk do të merren në konsideratë. Oferta financiare dhe oferta teknike duhet të jenë në zarfa të veçantë, dhe së bashku në një zarf të vetëm.

Ofertat duhet të dorëzohen në datën 7 janar 2022, ora 13:00, në kopje të shtypura në format letër, të futura në zarf të mbyllur, mbi të cilin të jetë shënuar qartë “Ftesë Publike për Pajisje TIK” si edhe të skanuara në USB/CD, në adresën më poshtë.

 

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri