Punëtori me ekipet ndërprofesionale të kujdesit shëndetësor parësor

“Ekipet ndërprofesionale në kujdesin shëndetësor parësor” ishte tema e punëtorive një ditë e gjysëm të organizuar nga Projekti Shëndet për të Gjithë në Dibër dhe Fier. Pjesëmarrës në këto punëtori ishin ekipet e qendrave të kujdesit shëndetësor parësor,, të përbërë nga menaxherë, mjekë familje, infermierë familje dhe ambulance, që punojnë në pesë qendra shëndetësore në qarkun e Dibrës dhe në katër qendra shëndetësore në qarkun e Fierit. Punëtoritë u koordinuan nga dy ekspertë të edukimit infermierorë nga Instituti i Shkencës Infermierore pranë Universitetit të Basel (Zvicër), Morag Henry dhe Greet Van Malderen. Punëtoritë me sukses arritën që të rrisnin ndërgjegjësimin dhe të kuptuarit e kujdesit të fokusuar te pacienti, promocioni shëndetësor, parandalimi i sëmundjeve dhe roli potencial I infermiereve në ekipet ndërdisiplinore të Kujdesit Shëndetësor Parësor.