Në kuadër të suportit për hartimin e programit të ri master në Infermierinë Familjare, HAP mbështeti zhvillimin e analizës së kontektit çka do të ndihmojë në zhvillimin e një kurrikule efektive për infermierët e kujdesit parësor.  Në 19 nëntor, u zhvillua seminari me grupin e punës përgjegjegjës për hartimin e kurrikulës së programit master gjatë të cilit u identifikuan faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndihmojnë ose pengojnë procesin dhe si të tillë ndikojnë në kontekstin e situatës së programit dhe rolin e infermierit në Shqipëri. Në mbështetje të hartimit të kurrikulës, dy eksperte ndërkombëtare të Swiss TPH, Greet van Malderen dhe Mieke Deschodt, zhvilluan  në datat 9 dhe 10 dhjetor në Tiranë seminare me grupin e punës për të përparuar më tej në procesin e hartimit të këtij programi të ri master.

Dy ekspertet zhvilluan gjithashtu takime me personat përgjegjës për rolin e infermierëve në kujdesin shëndetësor parësor dhe grupin e punës që po punon për hartimin dhe zbatimin e profileve të reja të infermierëve në KSHP. Në qendër të takimit ishte nevoja për zhvillimin e analizës së kontekstit e cila synon identifikimin e faktorëve influencues në krijimin e një modeli të avancuar kujdesi dhe zbatimin e roleve të reja të infermierëve. Gjithashtu, u diskutua mbi aspekte që lidhen me përgjegjësitë e infermierëve në këtë model të ri kujdesi dhe përshkrimi i roleve të reja në dallim nga rolet ekzistuese të infermierëve në KSHP.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *