Trajnimi i ekipeve të cilësisë mbi standardet e akreditimit të qendrave shëndetësore

Gjatë muajve shtator dhe tetor, ekipet e cilësisë së 18 qendrave shëndetësore në qarkun Dibër dhe Fier morën pjesë në 5 sesione të trajnimit dy-ditor mbi standardet e akreditimit të qendrave shëndertësore. 22 mjekë familje (nga të cilët 18 drejtorë QSH-je), 37 infermierë, 5 financiere, 7 koordinatorë cilësie pranë Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe 1 përfaqësues i Qendrës Kombëtare të Cilësisë Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, u trajnuan nga një ekip i përbërë nga mjekë familje dhe infermierë. Trajnimi kishte një qasje të fortë praktike dhe ndërvepruese midis trajnerëve dhe pjesëmarrësve dhe si i tillë kontribuoi në rritjen e kapaciteteve të ekipeve të cilësisë për drejtimin dhe mbështetjen e QSH-ve përkatëse në procesin e  përmbushjes së kërkesave për akreditim. Sesioni i praktikës i zhvilluar ditën e dytë në disa qendra shëndetësore, ndihmoi pjesëmarrësit në trajnim (në rolin e vlerësuesve të jashtëm) edhe vetë QSH-të ku u zhvillua praktika, për të pasur një kuptueshmëri më të mirë të masave dhe veprimeve që duhen ndërmarrë si dhe përgjegjësive të nevojshme me synim përmbushjen e kërkesave të standardeve të akreditimit.